Jemen, 16 të vrarë gjatë luftimeve

Të paktën 16 persona kanë vdekur dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve mes trupave besnike të presidentit Ali Abdullah Saleh dhe forcave disidente ushtarake në Jemen.
Mediat ndërkombëtare theksojnë se gjtihashtu ditën e djeshme janë hedhur predha gjatë një ceremonie varrimi të protestuesve të vrarë ditët e fundit.
Të paktën 80 persona kanë humbur jetën si pasojë e dhunës që ka mbërthyer kryesisht kryeqytetin Sana, që nga e diela. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me rritjen e dhunës në Jemen.