E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yahoo ka prezantuar versionin e ri të dërgimit të e-mailit

Kompania Yahoo ka prezantuar versionin më të ri të shërbimeve të tij për marrje dhe dërgim të e-mailit Yahoo Mail dhe u ka bërë thirrje 284.000.000 përdoruesve të këtyre shërbimeve për të kaluar në përdorimin e sistemit të ri.
 

Versioni provues i shërbimeve të reja në Yahoo është prezantuar në tetor të vitit të kaluar. Shërbimi është dizajnuar që t’i inkurajojë përdoruesit që sa më shumë kohë të kalojnë duke vizituar faqen e Yahoo-s.
 

Shërbimi i ridizajnuar i Yahoo-s ka shumë opsione të lidhura me rrjetet shoqërore, duke përfshirë Facebook dhe Twitter. Për shembull, përdoruesit tani mund të dërgojnë mesazhe në Facebook duke nisur në mënyrë të thjesht mesazhe me e-mail.

E njëjtë do të mund të shikojnë dhe ndajnë informatat dhe lajmet me Twitter, Facebook dhe Zynge përmes kartës së re Updates.
Përdoruesit do të mund të korrespondojnë me miqtë e tyre në Facebook, respektivisht me shërbimet e Windows Live dhe Yahoo Messenger, ndërsa inboxin e tyre mund ta zbukurojnë me një nga 50 temat në dispozicion.

Yahoo Mail përkrah aplikimet e caktuara të cilat përdoruesit mund t`i përdorin për të organizuar më mirë inboxin e vet. Njëra nga ato, e quajtur “All My Purchases” i mundëson përdoruesit që të përcjellë gjendjen e porosive që i ka dërguar përmes internetit, ndërsa aplikimi Unsubscriber i lehtëson për ta hequr emrin e vet nga buletini. Aplikimi YouSendIt mundëson dërgimin e shtesave të mëdha përmes e-mailit. Në dispozicion janë edhe aplikimet e kompanive PayPal dhe eBay.
 

Versioni i ri i shërbimit nuk do të jetë menjëherë në dispozicion për të gjithë përdoruesit Updatimi do të përfundojë “për disa javë”. Për të lehtësuar kalimin, kompania ka deklaruar edhe videodemonstrimin e shërbimeve të reja.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›