Jemen: Mbi 50 të vdekur në qytetin Taiz
Mbi 50 persona kanë vdekur nga dita e dielë, në protestat në qytetin jugor të Jemenit, Taiz, ka njoftuar OKB-ja. Raportet, të cilat “duhet të verifikohen plotësisht”, sugjerojnë gjithashtu se qindra të tjerë janë plagosur, transmeton BBC. Protestat në Taiz vazhduan edhe sot, pas raporteve për përleshje të reja.
Ndërkohë, luftime të reja kanë shpërthyer në kryeqytetin Sanaa midis fiseve dhe forcave të presidentit Ali Abdullah Saleh, duke i dhënë armëpushimit të arritur gjatë fundjavës.