Jemen, Ministri i Brëndshëm i shpëton sulmit
Ministri i Brendshëm i Jemenit i ka shpëtuar një shpërthimi në një fshat të provincës Abyan. Mediat lokale raportuan se ministri po udhëtonte me një karvan makinash në kohën kur një prej tyre hasi në mjetin shpërthyes. Për pasojë të shpërthimeve, dy ushtarë të grupit shoqërues humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur.
Lajmi është bërë i ditur nga burime ushtarake në Jemen. Ndërkaq, të tjera burime raportuan se në zonë ishin vendosur rreth 150 bomba nga militantët e lidhur me degën e Al Kaedës në Jemen.