E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanada, viktima e parë nga uragani “Irene”

Është regjistruar edhe në Kanada, viktima e parë e uraganit “Irene”, ndërsa një tjetër person rezulton i zhdukur.
 

Viktima është një 81-vjeçar nga Kebeku, i cili ndërroi jetë në spital pasi ishte plagosur. Ndërkaq, rreth 25 mijë persona janë pa energjie elektrike në disa rajone të Kanadasë.

Gjatë kalimit në bregun lindor të SHBA-së, uragani “Irene” shkaktoi të paktën 38 persona të vdekur, ndërsa la pas shumë dëmë materiale. Disa rajone, vuajnë ende pasojat nga përmbytjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›