E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firmoset marrëveshja mes PDK-së dhe AKR-së

Eshtë nënshkruar marrëveshja e koalicionit ndërmjet PDK-së dhe AKR-së, nga krerët e saj, Hashim Thaci dhe Behxhet Pacolli.
 

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka thënë se koalicioni është në interes të qytetarëve të Kosovës, dhe se do të bashkëpunojë me Pacollin si president për të çuar përpara axhendën evropiane të Kosovës.
 

“Ky është koalicion për Kosovën e re, dhe është me legalitet të plotë. Kemi mbështetje të gjerë, dhe siguron fillimin e shpejtë dhe të mbarë të punës. Gjithçka do të mbyllet të hënën”, ka thënë Thaçi.

Ndërkohë Pacolli theksoi se bashkëpunimi midis dy forcave politike do të jetë përtej limiteve.

“Kemi një program shumë të thjeshtë që të krijojmë një prespektivë për qytetarët e Kosovës”, tha Pacolli.

“Besoj se të zgjedhurit e popullit të Kosovës do të votojnë që unë të jem president i Kosovës dhe me fillimin e punës do të fillojë implementimin e të gjitha obligimeve që të detyron Kushtetuta”, theksoi presidenti i ardhshëm.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›