E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjencia e Vleresimit Fitch Po rritet borxhi ne Eurozone

Borxhi i qeverisë italiane dhe asaj spanjolle, është ulur nga agjencia e vlerësimit të kreditimit “Fitch”.

Vlerësimi për Italinë bëhet A+, duke vënë në pikëpyetje forcën e institucioneve financiare të vendit.

Fitch përmendi “intensifikimin e krizës së borxhit në eurozonë, si shkakun e dobësimit të Italisë”.

Kompania e vlerësimit foli për rreziqe të vogla, por jo të papërfillshme dhe përkeqësimi i krizës së borxhit në eurozonë dhe paqëndrueshmëria në vlerësimin e obligacioneve do të shkatërrojë besimin në sistemin bankar”.

Fitch ngriti shqetësime në lidhje me fuqinë e bankave italiane.

Agjencia tha se një "rreth vicioz", mund të shfaqet kur një mungesë në rritje e besimit në bankat italiane mund të ndikojë në besimin e tregjeve financiare.

Sa i takon Spanjës, “Fitch” përmend thellimin e krizës së borxhit dhe ngre pikëpyetje për aftësinë e vendit për të ulur nivelet e tij apo sa i takon perspektivës së rritjes ekonomike.

Deficiti i lartë buxhetor dhe shërimi i brishtë i ekonomisë e bën Spanjën të brishtë përballë goditjeve të jashtme.

Fitch parashikon që rritja ekonomike do të jetë e ulët deri në 2015 dhe papunësia do të mbetet e lartë në Eurozonë me më shume se 20%.

Spanja dhe Italia kanë ndërmarrë masa për shpëtimin e ekonomive të tyre me qëllimin për të ulur nivelet e borxhit dhe për të kthyer besimin te financat e tyre.

Qeveria italiane ka deklaruar se do ta balancojë buxhetin në 2013.

Politikë-bërësit botërorë po diskutojnë mënyra për të zgjidhur krizën e borxhit, njëherë e mirë për të gjithë.

Në korrik u ra dakord për të zgjeruar Fondin e Shpëtimit të Eurozonës, plan tashmë i ratifikuar nga shumica e parlamenteve.

Megjithatë këto masa shihen tani si të papërshtatshme.

Masa të tjera duhet të diskutohen dhe këto pritet të mësohen pas takimit të G20 në fillim të nëntorit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›