E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Venecias, seancë për zgjedhjet në Shqipëri

“Pas zgjedhjeve lokale dhe në veçanti pas mosmarreveshjeve që lindën per zgjedhjen e kryebashkiakut të Tiranës, Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, kërkoi një opinion për përmirësimet që duhen bërë në legjislacionin e zgjedhur duke patur në konsideratë, problemet në procesin e 8 majit. Një opinion në bashkëpunim me OSCE/ODIHR do të përgatitet për komisionin në sesionin e dhjetorit. Sekretariati do të informoj për progresin e deritanishë në këtë çështje”, raporton AS.

Pak kohë më parë edhe pas një kërkesë edhe të forcës kryesore të opozitës sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës Thjoborn Jagland iu drejtua me nje letër presidentit të komisionit të Venecias, ku kërkonte përgatitjen e një opionioni për Shqipërinë, duke u ndalur posacërisht tek problematikat që u shfaqën në Tiranë, pikërisht  procedurat që u ndoqen pasi u konstatua hedhja e votave të qytetarëve në kutinë e gabuar.

Në fakt socialistët kërkuan që Komisioni i Venecias, të shprehej për ligjshmërinë e procesit të 8 majit, por në letrën e tij sekretari i përgjithshëm, kërkon opinion në funksion të përmirësimit të legjislacionit zgjedhor për të ardhmen. /Start/

                                                                                             2011-10-08 17:32
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›