E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allahu nuk është vetëm i myslimanëve

Në Malajzi po digjen kishat, të cilave zjarrin po ua vënë myslimanët. Përndjekja e të krishterëve është dukuri edhe në Kinë, por më së shpeshti kjo dukuri regjistrohet në shtetet myslimane. Rasti në Malajzi është tejet shqetësues. Ngase deri më tani, Malajzia ka qenë shembull për atë se si modernizimi mund të ndryshojë dhe të ndërgjegjësojë islamin. Por përparimi i njeriut nuk është rrugë me një drejtim. Këtë më së miri po e shohim në Malajzinë e zhvilluar në fushën e teknologjisë dhe të ekonomisë.

Edhe më i jashtëzakonshëm është burimi i trazirave, të cilat shpërthyen javën e kaluar: Një gjykatë në Malajzi i kishte lejuar një reviste të krishterë që të shfrytëzojë fjalën Allah. Fakti se të krishterëve iu lejohet që të përdorin emrin e Zotit, për disa myslimanë duket i padurueshëm. Pas të gjithave, emri paraqet fillimin e Kuranit dhe gjuha arabe, në të cilën është shkruar libri i shenjtë mysliman, është i bekuar nga Zoti, i cili librin e ka përcjellë nëpërmjet profetit Mohammed.

Por myslimanëve në Malajzi me gjasë u mungon përvoja, e cila vetëkuptohet për vëllezërit e tyre në Lindjen e Mesme- fakti se edhe të krishterët myslimanë guxojnë ta quajnë zotin e tyre Allah. Ata jo vetëm që nuk kanë ndonjë emër tjetër për krijuesin, por e kanë gjithashtu të njëjtin zot si myslimanët, së paku sipas Kuranit.

Ideja se Allahu mund t’i takojë vetëm një religjioni, është një ide e cila buron nga islami i eksportuar agresiv. Së fundi, të krishterët në Orient luten në gjuhën arabe: ”Në emër të Allahut, të birit dhe shpirtit të shenjtë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›