NATO vret 13 talebanë në Afganistan
Së paku 13 militantë janë vrarë sot në jug të Afganistanit, nga një raketë të cilën forcat ndërkombëtare e shkrepën nga një fluturake pa pilot, ka njoftuar NATO.
NATO njoftoi se forcat e koalicionit kanë vërejtur një grup të kryengritësve, duke lëvizur pajisjet në rajonin Nav Zad, në provincën Helmand. Forcat ndërkombëtare shkrepën një raketë, duke vrarë 13 militantë.
Të hënën, një raketë tjetër e shkrepur nga një fluturake pa pilot vrau tre kryengritës në qarkun Nad Ali, gjithashtu në Helmand.
Në pjesët jugore të Afganistanit, një zyrtar i policisë kombëtare të Afganistanit është vrarë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur, pas një sulmi vetëvrasës kundër një stacioni të policisë në provincën Uruzgan, deklaroi shefi i policisë, Gul Jamit. Sulmuesi vetëvrasës hodhi vetën në ajër në afërsi të portës së zyrës së shefit të policisë në qarkun Dihravud.
Hamid theksoi se sulmuesi kishte tentuar të hyjë në zyre, ku në atë moment po zhvillohej një takim. Edhe pse u plagos nga policët, sulmuesi arriti të aktivizoi bombën, duke vrarë një policë dhe duke plagosur dy të tjerë.
Në Paris, Ministria franceze e Mbrojtjes njoftoi se një kapiten i ushtrisë franceze ka vdekur dje, si pasojë e plagëve të marra pas një sulmi të kryengritësve në afërsi të Kabulit.