E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të rinjtë e Amerikës në depresion

Studentët dhe nxënësit amerikanë sot janë shumë më në nervoz dhe kanë më tepër probleme mentale se sa bashkëmoshatarët e tyre, të cilët kanë studiuar gjatë krizës së madhe ekonomike në vitin 1930, treguan hulumtimet e psikologëve.

Studimi është kryer në Universitetin shtetëror në San Diego dhe theksohet se të rinjtë sot janë deri pesë herë më në depresion.

Studimi tregon se rezultatet do të ishin më të këqija nëse studentët nuk shfrytëzojnë ilaçe të ndryshme kundër depresionit.

Studentët në anketat më së shpeshti theksojnë se janë nën presione dhe frika të mëdha, se nuk do të mund t’ia dalin financiarisht, ndërsa jeta e shpejtë dhe teknologjitë e reja vetëm plotësisht kontribuojnë për stres të gjeneratave të reja.

Sipas psikologëve, nevojiten hulumtime plotësuese që më saktë të konfirmohen shkaqet për situatën psikologjike të të rinjve sot.

Hulumtimi është zbatuar me mbi 77.500 studentë dhe nxënës në periudhën prej vitit 1938 deri në vitin 2007.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›