Jemen perleshje ne Sanaa nje i vdekur

Një person ka vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve mes policisë dhe manifestuesve ditën e sotme përpara Universitetit të Sanaa, në Jemen.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit Ali Abdullah Saleh, i cili mban këtë detyrë për 32 vjet me radhë.
Sipas dëshmitarëve, 19 persona janë plagosur nga plumbat e policisë.
Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.