E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Parlamenti taksë për pasuritë e patundshme

Parlamenti i Greqisë miratoi një taksë të re për pasuritë e patundshme, e cila është pritur me shqetësim të madh nga grekët e thjeshtë, pasi thellon masat fiskale ndaj tyre. Por sipas analistëve kjo mase shihet nga ana tjetër e detyrueshme për qeverinë greke për të plotësuar kushtet e kreditorëve dhe për të ruajtur praninë në eurozonë. Amendamenti ligjor që ishte propozuar u miratua nga deputetët e Pasokut në pushtet përfshirë edhe votën e një deputeteje të pavarur të përjashtuar nga Partia e opozitës "Demokracia e Re". Taksa, sipas amendamentit të aprovuar, vihet mbi ato ndërtesa që kanë ndërlidhje me rrjetin elektrik, ndërsa paguhet nga pronari pasurisë së patundshme dhe në raste kur godina është lëshuar me qira këtë taksë e pagur personi që ka nënshkruar kontratën e qerasë. Ndërkaq edhe sot vijon në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë greva e doganierëve greke, e cila ka bllokuar prej mëngjesit të ditës së djeshme hyrjen dhe daljen e të gjitha mjeteve. Greva e nëpunësve grekë të doganës, sipas njoftimeve paraprake, do të mbyllet mëngjesin e së enjtes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›