E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemeni shton masat e sigurisë

Autoritetet në Jemen kanë shtuar masat e sigurisë përreth aeroportit dhe ambasadave të huaja në Sana, kanë njoftuar sot zyrtarët, për shkak të frikës nga sulmet e mundshme të degës së Al Qaidës në Jemen, e cila ndërlidhet me sulmin e dështuar kundër një aeroplani amerikan.

Ambasadat e SHBA-së dhe të Britanisë në Jemen mbetën të mbyllura edhe gjatë ditës së sotme, pasi që mbyllën dyert e tyre një ditë më parë, për shkaqe të sigurisë, theksuan zyrtarët.

Një zyrtar jemenitë, i cili deshi të mbetet anonim, theksoi se masat e sigurisë janë shtuar përreth misioneve të SHBA-së dhe të Britanisë, por edhe përreth misioneve tjera të huaja.

Ambasada e SHBA-së të dielën theksoi se ka marrë vendim për të mbyllë misionin, si reagim ndaj kërcënimeve të Al Qaidës në Gadishullin e Arabisë për të sulmuar interesat amerikane në Jemen.

Edhe Britania ndoqi këtë shembull, me një zëdhënëse të Ministrisë së Jashtme në Londër, e cila theksoi se ambasada britanike është mbyllur për shkaqe të sigurisë.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka akuzuar degën e Al Qaidës në Jemen për trajnimin dhe armatimin e shtetasit nigerianë, i cili ditën e Kërshëndellave bëri përpjekje që të hedh në ajër një aeroplan, i cili po aterronte në Detroit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›