Abramovich shpenzon vetëm 3.5 milionë € për aheng

Biznesmeni Roman Abramovich për festën e Vitit të Ri ka organizuar një aheng në pronën e tij në ishullin Sent Bart, në të cilën kanë marrë pjesë 250 mysafirë, e cila ka kushtuar rreth 3,5 milionë euro, ndërsa në mesin e të ftuarve ishin edhe këngëtarët Beyonce, Gwen Stefani dhe Prince.
Roman Abramovich, siç shkruan gazeta britanike “Daily mail”, në mënyrë ekstravagante dëshiroi që të festojë blerjen e pronës në St Barts, shtatorin e kaluar, në vlerë prej 60 milionë euro, andaj organizoi pritjen e vitit të ri, duke mos iu dhimbsur paratë.
Vetëm për pica, ushqim dhe transportin e mysafirëve deri në Karaibe, Ambramovich shpenzoi 1,4 milion euro, ndërsa këngëtarët janë paguar rreth dy milionë euro.
Pikërisht në mesnatë janë shkrepur fishekzjarrë spektakular nga njëra prej jahtit të biznesmenit rus.
Pos të dashurës së Abramovichit Daria Zhukova, në mesin e të ftuarve ishin edhe aktori i Hollivudit Orlando Bloom dhe e fejuara e tij Miranda Kerr, aktorja Lindsay Lohan, Jay Z dhe shumë të tjerë.
Ishulli St Barts për festën e ndërrimit të motmotit është njëri ndër vendet në të njohura në botë, pasi për sigurinë e mysafirëve përkujdesen qindra truproja, derisa vetëm Abramovich ka pasur më shumë se 40 pjesëtarë të sigurimit.
Roman Abramovich më 4 dhjetor të vitit të kaluar është bërë baba për herë të gjashtë, kur e dashura e tij Daria Zhukova i solli në jetë djalin të cilin e pagëzuan me emrin Aron Aleksander.