I zhdukur prej ditësh babai i 3 fëmijëve, familjaret apel në News 24
TIRANE-Një shtetas, babai i tre fëmijëve rezulton i zhdukur prej 8 ditësh. Denoncimi për zhdukjen e tij u bë sot nga familjarët në adresë të TVNews24. Arjan Bulku 39 vjec i martuar me 3 femije banon ne Tiranë, në lagjen e njohur me emrin si “Qyteti i Nxenësve”. Bulku i cili ka nje lokal ne Tirane, eshte zhdukur qe prej te dieles, datë 27 Dhjetor. Ne pasditen e kesaj dite ora 17:30 ai i ka thënë familjes qe do shkonte te tekniku i televizorit. 39 vjecari është larguar për tek tekniku i televizorit, të cilin se ka takuar kurrë me makinen e tij golf 3 i verdhë TR:1947S. Në datë 27 Dhjetor në orën 18: 25 ai i ka tentuar ti bëjë një telefon të gjatë vëllait të tij, i cili se ka hapur, pasi nuk i ka kushtuar rëndësi. Më pas celulari i tij ka rezultuar i fikur prej ditësh. Sot tete dite nga zhdukja as bulku dhe as makina e tij nuk jane pare ne Tirane. Familjarët shprehen të shqetësuar për fatin e të dashurit të tyre pasi pak kohë me parë dëgjuan për humbjen e një të riu nga Vlora, zhdukja e të cilit u bë i ditur po në TVNews24. Familjarët e Bulkut thonë se Arjani është në gjendje të mirë mendore, nuk ka patur asnjë konflikt dhe se ditën e zhdukjes ska patur kontakt me askënd që ata njohin. "Nuk dime te kete patur konflikte. Mesuam se diten e zhdukjes nuk e ka takuar teknikun e tv, por as makinen nuk e kemi pare me". Kjo është zhdukja e dytë e njoftuar brenda pak ditësh në TVNeës24. Denoncimi për humbjen e emigrantit Riza Kociraj nga Italia është bërë ditën e hënë në policinë e Vlorës, ndërsa familjarët i janë drejtuar më pas TV Neës 24 me shpresën se dikush mund të dijë më tepër rreth fatit të tij. Kociraj pasi ka fjetur një natë në Fier më pas është nisur të nesërmen drejt Vlorës, ku ka faturuar një makinë për të cuar rrobat në fshatin e lindjes ndërsa në telefon të afërmeve u ka thënë se do të vonohej. Ka qënë kjo telefonata e fundit që ai ka bërë me të afërmit, më pas telefoni i tij celular është fikur dhe ai nuk është bërë më i gjallë. (d.b/BalkanWeb)