Vrau bashkeshortin me thike, Suci krimi ne kushte te tronditjes psikike
Tirane- Vrau bashkeshortin, pasi nuk duronte dot keqtrajtimet e tij, 28-vjecarja Vitore Suci ka pranuar dje autoresine e krimit. "E vrava ne kushte te tronditjes se forte psikike, kerkoj te gjykohem me gjykim te shkurtuar", ka deklaruar dje, perpara gjykates e pandehura. Pas kerkeses se bere nga ana e saj, gjykatesja e ceshtjes, ka shtyre procesin per nje date tjeter, ne menyre te tille qe prokuroria te pergatise edhe konkluzionet e saj perfundimtare. Gjate procesit te djeshem gjyqesor kane marre pjese edhe perfaqesuesit e ambasades amerikane, te cilet kane ndjekur seancen nga afer. Ngjarja per te cilen akuzohet e pandehura ka ndodhur me 28 gusht te vitit te kaluar. Nga hetimet ka rezultuar se 28-vjecarja kishte vetem 3 jave qe ishte martuar me viktimen Marsh Doda, 40 vjec. Diten e ngjarjes Suci, kishte vendosur qe te ikte nga shtepia. Ajo do te kthehej tek prinderit e saj ne Paskuqan dhe donte te ndahej nga 40- vjecari Mirash Doda. Por ky i fundit nuk e ka pranuar kete gje. Ne keto kushte, vajza 28- vjecare ka therritur prinderit e saj qe te shkonin ne shtepine tek Bregu i Lumit dhe ta merrnin. Kur ata kane shkuar atje, rreth ores 14.00, eshte rindezur edhe nje here konflikti mes Mirashit dhe Vitores. Ne nje moment, gruaja ka tentuar qe te ike por kur 40- vjecari e ka ndaluar, ajo ka marre thiken e bukes dhe ka qelluar ne zemer bashkeshortin e saj.
Motivet
Nga hetimet e kryera nga grupi hetimor, ka rezultuar se motivi kryesor i kesaj ngjarjeje te rende midis autores dhe viktimes, dyshohet te kene qene kushtet e veshtira ekonomike dhe xhelozia e bashkeshortit te saj.
Motivet
Nga hetimet e kryera nga grupi hetimor, ka rezultuar se motivi kryesor i kesaj ngjarjeje te rende midis autores dhe viktimes, dyshohet te kene qene kushtet e veshtira ekonomike dhe xhelozia e bashkeshortit te saj.