I rrafshuan 120 rrenje ullinj, pranga vellezerve te moshuar
Fier- Inatin ndaj bashkefshatarit e nxjerrin duke i rrafshuar 120 rrenje ulliri te mbjella ne parcele. Dy vellezer te moshuar, banore te fshatit Cakran te Fierit, u prangosen nga policia vendore mengjesin e dites se djeshme nen akuzen e "shkaterrimit te prones ne bashkepunim". Burime zyrtare thane se te dyshuarit jane Luftar dhe Ramadan Skenderaj, 66 dhe 60 vjec. Ngjarja ka ndodhur gjate oreve te mengjesit te se henes, kur Kamber S., ka konstatuar prerjen e 120 rrenjeve ulliri te moshes 15-vjecare. Disa dite para ngjarjes dy familjet kishin pasur nje konflikt qe ka degjeneruar ne sharje. Pas denoncimit te depozituar, policia shoqeroi te moshuarit e dyshuar, qe gjate marrjes ne pyetje pranuan krimin e kryer ne shenje hakmarrje per zenken e tre diteve me pare me bashkefshatarin e tyre. Policia i ka kaluar ceshtjen prokurorise ne ngarkim te dy vellezerve.
Xh. Beharaj
Xh. Beharaj