Jemi pa një zot tokësor, këtu nuk di kujt ti besosh
Ne shqiptarët jemi quajtur, shpesh të pa fe, nga të huajt. Sigurisht që ata e kanë fjalën për një zot qiellor, për një besim kristian apo islam tradicional. E keqja për mua është që shqiptaret sot nuk kanë një zot tokësor. Nuk kanë kujt t’i besojnë! Ku të përplasen e t’i kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre të përditshme? Kujt t’i besojnë sigurinë e jetës? Kujt t’i paguajnë taksat,me shpresën e mirë se do të ketë investime dhe do të përmirësohet cilësia e jetës?
E kotë të numërojmë viktima e tragjedi që përsëriten e përsëriten prej vitesh. Jetë që ikin! Pushtetarë që nënqeshin dhe ndërrohen si stinët e vitit! Vendi, ku vetëm drejtësi nuk mund te gjesh.