Për cilët e kishte fjalën Gazidede në bisedën e fundit televizive?
Përpara se të ndërronte jetë, i ndjeri Gazidede tha në një bisedë televizive që, “Më kryesore është të hapen dosjet e një niveli bashkëpunëtorësh”, që ai i cilësonte si “bashkëpunëtorë të kamufluar”.
Po çfarë janë këta? Këtë pyetje, me siguri e ka bërë kushdo që do ta dëgjonte atë mbrëmje në TV, të ndjerin Gazidede. Sipas tij, janë disa njerëz të mirëtrajnuar nga regjimi, qëkishin një nivel të lartë shkollimi, me ambicie për karrierë, të cilët punonin në institucione të ndryshme dhe ishin trajnuar në mënyrë të tillë që, kur të përmbysej regjimi, të dilnin në pah si të pavarur dhe të evidentoheshin si përkrahës të ideve liberale dhe demokratike, duke zënë një pozicion në jetën politike të vendit.
Qëllimi i tyre nuk ishte të sillnin regjimin politik socialist përsëri në vend, por të dominonin dhe të qeverisnin ata, duke mos “harruar” të parët. Personalisht, nuk më intereson fare nëse Edi Rama, Sali Berisha, Fatos Nano, e cilido tjetër mund të kenë qenë të tillë. Më habit fakti se sa vonë jemi në krahasim më vendet e tjera në hapjen e dosjeve.