E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez e do Bocan

Nga Express më 07 shtator 2011 në ora 14:45

Në mendjen e Carlos Tevezit është rikthimi në atdhe. Sulmuesi argjentinas, pas aventurës evropiane, me West Ham United, Manchester United dhe së fundmi Manchester City, e ka ndërmend të shkojë tek ekipi i tij i dashur, Boca Juniors.

“E kam pasur dhe do ta kem gjithmonë në zemër Boca Juniorsin. Kam luajtur për Bocan në të kaluarën dhe nuk e përjashtoj mundësinë të kthehem në këtë ekip në të ardhmen. Dëshiroj të luaj në Bombonera, ku dua ta përfundoj edhe karrierën”, deklaroi përfaqësuesi argjentinas.

Tevez mbeti në Manchester City pasi dështoi transferimi i tij në Corinthians, gjatë verës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›