Zidane junior stërvit me ekipin e parë

Nga Express më 07 shtator 2011 në ora 14:45
Enzo Zidane, djali i legjendës franceze Zinedine Zidane, ka stërvitur për herë të parë me ekipin e parë të Real Madridit, pas kërkesës së veçantë nga trajneri Jose Mourinho. Lajmi sensacional ka arritur nga të përditshmet spanjolle.
Zizou Junior, mesfushor ofanziv, njëjtë si babai i tij, ka punuar së bashku me yjet si Cristiano Ronaldo, Leite Kaka e Mesut Ozil, ndërsa babai i tij po e shikonte nga bankina.
Enzo Zidane është 16 vjeç dhe deri tash ka luajtur me ekipin e të rinjve. Ai shihet si njëri prej talentëve më të mëdhenj në klubin madrilen.