Guardiola, pasardhës i Del Bosques?

Nga Express më 07 shtator 2011 në ora 15:15
Në Spanjë kanë filluar të mendojnë se kush mund të jetë pasardhësi i Vicente Del Bosques në bankinën e ‘Stuhisë së Kuqe’, pas Euro 2012.
Kampioni i botës dhe Evropës e siguroi edhe matematikisht të martën mbrëma kualifikimin në evenimentin që do të mbahet në Ukrainë dhe Poloni, ndërsa kontrata e ish trajnerit të Real Madridit skadon verën që vjen.
Për këtë, sipas mediave spanjolle, Federata e Futbollit të Spanjës po mendon se Pep Guardiola do të ishte zëvendësuesi ideal i Del Bosques. Guardiola ka fituar gjithçka me Barçën dhe e njeh mirë ekipin spanjoll, që përbëhet kryesisht nga lojtarët e tij.