E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten me 20% të ardhurat nga tatimet

Të ardhurat nga tatimet gjatë 11-mujorit të vitit 2008 janë rritur me 20 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Arben Sefgjini, tha të enjten,  gjatë një takimi të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë lidhur me "Aplikimet dhe të rejat e legjislacionit tatimor në fuqi", se të ardhurat në periudhën janar-nëntor 2008 llogariten 754 milion euro. "Rritja me 20 % në raport me vitin 2007 erdhi si rezultat i mirëmenaxhimit, aplikimit të ligjit "Për proçedurat tatimore" si dhe modernizimit të administratës tatimore", deklaroi Sefgjini. Sipas tij, në këtë drejtim rol ka luajtur edhe lehtësimi i barrës burokratike ndaj biznesit, si dhe vendosja e marrëdhënieve të partneritetit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›