Jemi te parrezikuar Vasili Nuk importojme perime
Shqipëria akualisht nuk ka asnjë pacient të prekur nga bakteri Esherika Koli. Sipas kreut të shëndetsisë Petrit Vasili, rreziku i infektimit nga ky bakter është i ulët, pasi Shqipëria nuk importon perime nga vendet, ku numri i pacientëve të infektuar i ka kaluar 1000. Sipas të dhënave nga OBSH, numri i të prekurve nga Esherika Koli në Gjermani ka shkuar në 1200, ndërsa 10 persona kanë humbur jetën.
“Shqipëria është vendi më pak i rrezikuar, por nuk kemi asnjë të drejtë që në një moment emergjence të shëndetit publik paneuropian, e lokalizuar e tëra në Europë, të mos tregojmë vëmendje maksimale sepse llogjika e vendeve të tilla është se atje ku bie vigjilenca, atje ndodhin ngjarje. Kështu që, ne do sillemi me atë sistem maksimal vigjilence si më parë, siç kemi përballuar edhe pandemi të tjera”-thotë Ministri i Shëndetsisë, Petrit Vasili.
Ministri Vasili ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë nga këshillat, të cilat janë masat më të mira parandaluese.
“Masa të forta higjeno-sanitare, që fillojnë nga përpunimi shumë i kujdesshëm, larje të kujdesshme dhe të thellë të perimeve dhe mjeteve që operojmë me perimet, thikat apo instrumenta të tjerë kulinarë. Mbajtje të higjenës vetjake, larja me ujë të bollshëm, me sapunë dhe detersivë që përdoren rëndomë për të gjithë ata që operojnë me perime”-thotë Vasili.
Ky bakter që është shfaqur tek perimet e në veçanti tek trangulli, sipas mjekëve sulmon veshkat dhe sistemin nervor qëndror. Simptomat janë diarreja, të vjellat si dhe infektimi i zorrëve. Deri tani nuk është vërtetuar që ai mund të transmetohet nga njeriu tek njeriu.
Edlira Sulejmani