E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roland Garros Djokovic dhe Schiavone ne cerekfinale

Novak Djokovic është kualifikuar në çerekfinalet e turneut “Roland Garros” pas fitores 3-0 me sete ndaj tenistit francez Richard Gasquet. Serbi ka vijuar më tej strishën pozitive, duke regjistruar fitoren e 41-të radhazi në këtë vit.

Numri dy i botës në renditjen e botërore të tenisit për meshkuj, i cili është dhe një nga favoritët për të fituar turneun Grand Slam të Parisit, eliminoi pa shumë vështirësi Gasquet, ndërsa në të njëjtën kohë i është afruar rekordit me 42 fitore radhazi që mbahen nga legjenda John McEneroe.

Në çerekfinalet e “Roland Garros’ Djokovic do të përballet me surprizën e këtij turneu Fabio Fognini. Gjithsesi, serbi është shumë pranë kualfikimit për në gjysmëfinale pasi tenisti italian mund të tërhiqet si pasojë e një dëmtimi në këmbë.

Në turneun francez për femra Francesca Schiavone ka siguruar cerekfinalet pas fitores 2-1 me sete kundër Jelena Jankovic. Tenistja italiane, e cila mban dhe titullin kampion në “Roland Garros” do të përballet në raundin tjetër me rusen Anastasia
Pavlyuchenkova. Kjo e fundit eliminoi patrioten e saj Vera Zvonareva, që mban edhe vendin e tretë në renditjen e përgjishme botërore.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›