PS per Tiranen Klosi Jemi dakord per Venecian

Për herë të parë socialistët shprehen publikisht pro asistencës së Komisionit të Venecias për votat e hedhura gabimisht në vendimin e drejtësisë shqiptare.
Sekretari për burimet njerëzore në selinë rozë, Blendi Klosi teksa shprehu edhe njëherë falenderimet e forcës së tij politike për angazhimin e drejtpërdrejtë të ndërkombëtare, deklaroi edhe mirëpritjen e PS-së për propozimin e politikanëve të lartë të Europës për këshillimin e Komisionit të Venecias në vendimin për Tiranën.
"Partia Socialiste e Shqipërisë falenderon miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë që janë shprehur qartë për prishjen e integritetit të zgjedhjeve nga KQZ-ja. Mirëpresim propozimin e politikës europiane për përfshirjen e Komisionit të Venecias për të shpëtuar zgjedhjet e 8 majit nga qorrsokaku ku i ka futur Saliu dhe Ristani dhe për të dhënë opinionin e kualifikuar dhe të pakorruptuar juridik mbi të ashtuquajturat vota të hedhura gabimisht, që në mbarë vendin u quajtën të pavlefshme dhe u bënë të vlefshme vetëm kur loja mbaroi, në kohën shtesë, të imponuara, ashtu siç thotë edhe raporti, nga Sali Berisha, jo për të dëgjuar zërin e çdo qytetari, por për të pushtuar edhe Tiranën, ashtu siç pushtoi në mënyrë abuzive në 2009-ën, gjithë Shqipërinë për të shkelur vullentin e qyterarëve në vendin tonë"-tha deputeti i PS-së, Blendi Klosi.
Këtë deklaratë deputeti socialist e bëri pasi edhe një herë selia rozë projektoi këtë herë në monitor diferencën e votave me numrin e votuesve në Tiranë për çdo qendër votimi. Sipas Klosit është evident fakti se ka më shumë numër votash se votues në ato qendra votimi, që në momentin e ngushtimit të rezultatit mes Ramës dhe Bashës nuk ishte mbyllur procesi i numërimit të votave.
Kjo shpjegon faktin që në njësinë bashkiake 1 dhe 10 në Tiranë, janë pothuaj të barabartë numri i votuesve dhe i votave, pasi në këto njësi numërimi u mbyll shpejt dhe në to nuk ndërhyej më dot.
Rovena Moçka