Barak Obama takohet me ekipin e tij ekonomik
Presidenti i zgjedhur, Barak Obama, eshte takuar dje me ekipin e tij ekonomik ne Cikago, nderkohe qe pergatitet te konfrontoje krizen ekonomike te vendit. Ne ekipin e tij ekonomik bejne pjese zyrtare dhe ish zyrtare te qeverise dhe disa ekzekutive shume te njohur, si investitori legjendar Uarren Buffett. Ne takim jane gjithashtu te pranishem ish Sekretari i Thesarit, Laurence Smmers dhe ish kryetari i Rezerves Federale, Paul Volcker, qe jane permendur si kandidate te mundshem per postin e Sekretarit te Thesarit. Presidenti i ri pritet te shpalle zgjedhjen e tij se shpejti. Pas takimit, shefi i sapozgjedhur i Shtepise se Bardhe do te jape nje konference shtypi, e para qe nga fitorja ne zgjedhjet e 4 nentorit. Zoti Obama zgjodhi kongresmenin demokrat nga Ilinoi, Rahm Emanuel, per postin e Shefit te Kabinetit. Emanuel ka sherbyer edhe ne administraten e presidentit Klinton.