E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon procesi i nderrimit te Presidences

Presidenti i zgjedhur Barak Obama do te takohet javen tjeter, me Presidentin Bush per te biseduar mbi ceshtjet kyce te politikes se brendshme dhe te jashtme. Zoti Obama po informohet nga zyrtaret e administrates per aspekte te ndryshme ne pergatitje per kalimin e pushtetit. Dy dite me pare ai u informua per here te pare nga zyrtaret mbi ceshtje teper sekrete te zbulimit. Dje ishte dita e trete e takimeve intensive per Presidentin e zgjedhur Barak Obama. Zyrtare te larte te zbulimit u takuan me zotin Obama per informimin e pare qe i bene atij, per ceshtje teper sekrete te zbulimit ne pergatitje per Presidencen e re. Ne lendinen e Shtepise se Bardhe, Presidenti Bush premtoi nje kalim te qete nga nje administrate republikane ne nje demokrate, duke e quajtur kete shenje te demokracise se vertete. Ai tha se tranzicioni eshte detyra e tyre e fundit, ne keto 74 dite qe mbeten deri me 20 janar. Por ai tha se nuk do t'i lere menjane ceshtjet nderkombetare. "Ne do te vazhdojme t'i kerkojme Kongresit, te miratoje marreveshjet e tregtise se lire me Kolumbine, Panamane dhe Korene e Jugut. Ne do te vazhdojme ta mbrojme Ameriken duke mposhtur terroristet jashte vendit qe te mos na duhet te luftojme me ta ketu ne token tone", sqaroi Bush. Kongresmeni Rahm Emanuel, i cili ka sherbyer ne Shtepine e Bardhe te Presidentit Klinton, do te jete shef i personelit per zotin Obama. Shefi i personelit eshte zyrtari me i larte ne ekipin ekzekutiv te nje presidenti. Programi i zotit Obama per sot ishte takime me keshilltaret e tij ekonomike dhe pastaj, konferenca e tij e pare e shtypit si President i zgjedhur. Edhe familja Obama do te jete gjithashtu ne tranzicion. Dy vajzat, Sasha dhe Malia pritet te fillojne shkollen ne zonen e Uashingtonit. Te henen, cifti Obama do te vizitojne ciftin Bush ne Shtepine e Bardhe. Zonja Bush do ta shoqeroje zonjen Obama neper dhomat e pjeses private te Shtepise se Bardhe. Presidenti Bush dhe Presidenti i zgjedhur Obama pritet te bisedojne per nje sere ceshtjesh duke perfshire krizen financiare dhe luften ne Irak. Nderkohe zedhenesi i Pentagonit, Brajan Uitman, shoqeroi nje grup gazetaresh ne zyrat qe jane pergatitur per ekipin e tranzicionit te Obames.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›