Jenkinson në Arsenal

Nga Express më 08 qershor 2011 në ora 19:45
Arsenali ka konfirmuar përforcimin e parë për sezonin e ri me ardhjen e mbrojtësit Carl Jenkinson nga Charlton Athletic.
19 vjeçari kalon në Arsenal pas vetëm nëntë paraqitjeve me Charltonin pas ardhjes fillestare në klub në moshën tetëmbëdhjetë vjet.
Mbrojtësi i djathtë ishte i huazuar në Eastbourne sezonin e kaluar dhe transferimi i tij në Arsenal ishte pritur tashmë një kohë të gjatë.
Jenkinson u lind në Angli por ka përfaqësuar Finlandën në shkallën e të rinjve duke u kualifikuar nga e ëma e tij.