Gattuso refuzon Anzhin

Nga Express më 08 qershor 2011 në ora 19:15
Mesfushori i Milanit Gennaro Gattuso ka refuzuar transferimin në klubin rus Anzhi Makhachkala dhe do të mbetet me kampionin e Italisë sezonin e ardhshëm.
Gattuso 33 vjeç spekulohej se mund të largohet nga San Siro këtë verë por vlerësoi ofertën nga klubi i Dagestanit para se në fund ta refuzon atë.
“E kam vlerësuar ofertën. Ishte një ofertë e rëndësishme por në fund besoj se është më mirë të qëndroj në shtëpi me familjen time. Kam kaluar 12 vite në Milan dhe këtu është shtëpia ime”, tha Gattuso për Gazzetta dello Sport.