E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Sot Elbasani është kryeqyteti i Shqipërisë

Kryeministri Berisha ka zgjedhur Elbasanin për të festuar Ditën e Verës. I shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy mbesat e tij, kryeministri Berisha ka vizituar panairin e Ditës së Verës.
 

"Sot Elbasani është kryeqyteti i Shqipërisë. Këtë vit festa e Ditës së Verës përkon me 100-vjetorin e pavarësisë së vendit. Sot ne festojmë më mirë falë arritjeve dhe progresit ekonomik" ka theksuar kryeministri Berisha ndërsa premtoi se qeveria do t`i ofrojë mbështjetje të fuqishme biznesit shqiptar


Gjithashtu shefi i qeverisë ka marrë pjesë edhe në parakalimin tradicional të Karnavaleve, në sheshin e qytetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›