E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jep dorëheqje qeveria e Ukrainës

Presidenca e Ukrainës njoftoi dorëheqjen e kryeministrit, Mykola Azarov, duke shtuar se kjo do të përfshijë qeverinë e tij në tërësi.

"Presidenti Viktor Janukovic pranoi dorëheqjen e kryeministrit, Mykola Azarov, duke pranuar kërkesën e këtij të fundit për tu larguar nga funksioni'', theksoi për shtypin presidenca, duke shtuar se sipas ligjit ukrainas largimi i kryeministrit sjell automatikisht edhe atë të gjithë qeverisë.

Azarov paraqiti dorëheqjen duke shpjeguar me zgjedhjen e tij për një mandat të deputetit gjatë zgjedhjeve legjislative në fund të muajit tetor.

Azarov, një njeri i besueshëm i presidentit, drejtoi qeverinë që prej zgjedhjes së Janukovicit për president në fillim të vitit 2010.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›