E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma beson në Scudetto

Kapiteni i Romës, Francesco Totti ka theksuar se trajneri Zdenek Zeman vazhdon të besojë se skuadra e tij mund të triumfojë në Serie A këtë stinor.

Edhe pse gjenden në pozitën e gjashtë në renditje, nëntë pikë prapa liderit Juventusit, Totti ka treguar se Zeman beson në titull. “Zeman vërtetë beson në Scudetto”, deklaroi Totti.

“Kemi qëndruar të bashkuar edhe atëherë kur kemi pësuar humbje të papritura. Por, kemi reaguar si një skuadër e madhe”, u shpreh ikona e klubit nga Olimpico. Roma ka pësuar pesë humbje ne 15 xhirot e para por ka treguar vazhdimësi më të mirë në duelet e fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›