Jep dorëheqje rektori i UPZ-së
Nga Express më 27 korrik 2011 në ora 12:04
Rektori i Universitetit të Prizrenit, Ronald Munch, dha të martën dorëheqje nga posti i tij.
Ai tha se dorëheqja tij nuk vjen nga asnjë presion politik, por se nuk ka dashur që UPz të bëhet kopje e Universitetit të Prishtinës.
Munch e cilësoi aktin e dorëheqjes së tij si përgjegjësi të politikës kosovare.
“Që nga fillimi e kam bërë të qartë se unë do të punoj për një universitet më ndryshe se ky që është aktualisht. Ndryshimet e tërësishme të statutit dhe kopja e dobët e Universitetit të Prishtinës, për mua kanë qenë të papranueshme, prandaj nuk dua të mbaj përgjegjësi për këtë proces”, tha Munch në një konferencë për gazetarë.