Konfindustria: Të ulet norma bazë e interesit të Lekut

“Parashikimi për një ulje të shpejtë të përsëritur të normës së interesit për Euron nga Banka Qendrore Evropiane, shtimi i prekshëm i depozitave të qytetarëve shqiptare në sistemin bankar të vendit, - qëndrueshmëria e Leku-t sidomos kundrejt monedhës evropiane si dhe - norma e inflacionit vjetor përgjithësisht brenda parashikimeve krijojnë kushtet e nevojshme për mundësinë e ndjekjes së një politike monetare kombëtare nxitëse me kahe drejt uljes së normës bazë të interesit të sotëm prej 4.75%”, thekson Konfindustria.
Kërkesa e mësipërme-vijon Konfindustria - vjen pas të dhënave nga grupet kryesore të industrive për rënie të përsëritur në 3 tremujorët e parë të vitit 2011 të - treguesit të shitjeve të shoqëruar edhe me - ulje të normës së fitimit të një pjese të madhe të tyre. Rënia e treguesit të konsumit në një vlerë prej mbi 2% të vërtetuar në pjesën e parë të vitit 2011 shpreh qartë mungesën e likuiditetit në ekonomi shoqëruar edhe rënien e besimit konsumator.
“Duke vlerësuar, se niveli relativisht i ulët i jetës së qytetarëve shqiptarë përcakton konsumin e mallrave dhe shërbimeve bazike më të domosdoshme të jetesës çdo rënie e mëtejshme do të prekte ndjeshëm industritë prodhuese vendore të përqendruar në sektorët e mësipërm, duke rrezikuar hyrjen e ekonomisë në një cikël të mbyllur negativ me pasoja të rënda në qëndrueshmërinë makroekonomike të vendit, papunësinë dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë”, thuhet më tej. /Start/
2012-01-09 10:28