Ndryshimet në Kodin Rrugor, Burgaj: Do rritet siguria
TIRANE – “Polica rrugore të kontribuojë në sensibilizimin e qytetarëve për ndryshimet në Kodin Rrugor, që pritet të hyjë në fuqi më datë 11 janar dhe të zbatojë në mënyrë rigoroze këto ndryshime”.
Ky ka qenë mesazhi i drejtorit të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj në takimin me shefat e njësive rajonale të policisë rrugore. Ndër të tjera Burgaj nënvizoi se ndryshimet e bëra në Kodin Rrugor do të ndikojnë në rritjen e sigurisë rrugore.
"Ndryshimet janë bazuar në përvojën e vendeve të Bashkimit Europian dhe do të ndikojnë në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, parandalimin e ngjarjeve aksidentale si dhe uljen e viktimave në trafik."- deklaroi Burgaj.
Drejtori i përgjithshëm i policisë kërkoi nga shërbimet e policisë rrugore që të manifestojnë profesionalizëm, etikë komunikimi dhe shkallë të lartë përfaqësimi, duke rritur në mënyrë të ndjeshme cilësinë e këtij shërbimi, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet normat e qarkullimit rrugor.
Ndryshimet ligjore në Kodin Rrugor parashikojnë masa të ashpra ndëshkimore, dyfishim të gjobave për kundravajtësit për shkelje të tilla si ecje me shpejtësi tej normave të lejuara, mospërdorim të rripit të sigurimit, konsumim të pijeve alkoolike, etj, që shpesh herë janë bërë shkak për aksidentet. Ndërkohë ato përcaktojnë qartësisht veprimet e punonjësve të policisë, përpilimin e procesverbalit ne menyre elektronike, etj.
(er.nu/BalkanWeb)