E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli: Shumë shpejt priten njohje të reja

PRISHTINE - Zëvendës/kryeministri Behgjet Pacolli, në kuadër të angazhimeve për lobim, ka zhvilluar një turne të shkurtër në disa shtete të kontinentit të Afrikës.
Ai ka thënë se është vetëm çështje ditësh zyrtarizimi i njohjeve, me të cilat sipas tij do të kurorëzohet një proces shumë i rëndësishëm për Kosovën.

Gjatë këtyre vizitave, Pacolli ka zhvilluar takime të rëndësishme me krerë të lartë shtetesh të këtyre vendeve të rëndësishme në atë kontinent (emrat e të cilave nuk do t’i bëjmë publike në këtë moment), prej nga ka marrë garanci të fuqishme për njohje të shpejtë të Republikës së Kosovës.

Sipas zëvendës/kryeministrit Pacolli, në çdo moment pritet vetëm zyrtarizmi i një procesi shumë të rëndësishëm, për të cilin është shpenzuar shumë energji, kohë dhe mjete financiare për qëllime lobimi për njohjen e Republikës së Kosovës.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›