E Diel, 1 Nëntor 2026

Jep dorëheqjen drejtori i QSUT. Ministri Tavo: Nuk di gjë

Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, është si një plaçkë lufte. Të gjithë ministrat vendosin nga një drejtor të tyrin dhe shqyejnë çka të mundin. Ishte pikërisht kjo qendër spitalore, më e madhja në vend, që pati ndezur konfliktin mes ministrit të asaj kohe, Petrit Vasili dhe deputetit të konvertuar në LSI-ist, Vangjel Tavo. Ky i fundit pasi hodhi akuza të rënda arriti të marrë vendin e Vasilit e vetëm më pas deklaroi se nuk kishte kritikuar kënd.

Dje drejtori i QSUT, Saimir Ivziku ka dhënë dorëheqjen. Por për çudinë e të gjithëve, ministri Tavo ka deklaruar për GSH se nuk di gjë. Ai tha se nuk ka informacion për këtë dorëheqje pasi po udhëton drejt Gjirokastrës. Kurse Ivziku ka deklaruar se jep dorëheqje për arsye personale. Ivziku zëvendësoi në këtë detyrë Ilir Dashin, një LSI-ist, dikur i zellshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›