Jep dorëheqjen kreu i KESH, Gjergj Bojaxhi: Misioni im u përmbyll
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i KESH-it, Gjergj Bojaxhi ka dhënë sot dorëheqjen. Lajmin e ka dhënë vetë ai, gjatë një konference për shtyp mbajtur pak më parë.
Bojaxhi në fjalën e mbajtur ka deklaruar se vendos të mbyll misionin që i kanë ngarkuar, duke pohuar se ka përmbushur objektivat që iu kërkuan në nisjen e punës në krye të korporatës.
"Me marrjen e detyrës dy vjet më parë, kryeministri Sali Berisha kërkoi përmbushjen e tre objektivave. M'u kërkua sigurimi i energjisë 24 orë, privatizimi dhe mirëmenaxhimi i Korporatës. Me realizimin e tyre, misioni im u përmbyll", tha Bojaxhi.