E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investimet, Berisha mbështetje nga Korporata Islamike



Kryeministri Sali Berisha takoi dje Drejtorin Ekzekutiv (CEO) të Korporatës Islamike për Zhvillimin e Sektorit Privat, zotin Kahled Al Aboodi ku në qendër të takimit ishte bashkëpunimi dypalësh. Zoti Kahled Al Aboodi, pasi falënderoi Kryeministrin për pritjen, i prezantoi platformën e bashkëpunimit midis Korporatës dhe sektorit bankar dhe atij të biznesit në Shqipëri, bashkëpunim që do të finalizohet me një konferencë që do të organizohet në Tiranë në muajin nëntor. Kryeministri e garantoi zotin Kahled Al Aboodi për mbështetjen e të gjitha strukturave qeveritare për të thelluar bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Korporatës. Zoti Kahled Al Aboodi u shpreh i emocionuar për ritmet e rritjes së ekonomisë shqiptare dhe numrit të projekteve investuese të filluara dhe në proces. Gjithashtu, zoti Kahled Al Aboodi tha se interes të madh kishte edhe forcimi i sektorit bankar privat dhe nxitja e mikrokredive në sektorin bujqësor dhe blegtoral.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›