Kriza ekonomike, PS: Qeveria po i injoron efektet
Deputeti i PS-së, Malaj deklaroi sot se "qeveria po injoron shqetësimet e institucioneve ndërkombëtare lidhur me rrisqet në rritje të krizës ekonomike". Malaj kërkoi nga Qeveria që të asistojë nga afer grupet sociale që goditen më rëndë nga kriza
TIRANE-PS deklaron e alarmuar se kriza ekonomike eshte ulur kembëkryq në vend dhe qeveria jo vetëm që nuk ka fuqi ta parandaloje ate, por nuk ka asnje pakete masash antikrize. Deputeti i PS-së, Arben Malaj deklaroi sot gjatë një konference për shtyp se "qeveria po injoron shqetësimet e institucioneve ndërkombëtare lidhur me rrisqet në rritje të krizës ekonomike".
”Sfidat e ekonomisë sonë po bëhen më të vështira, ndërsa qeveria vazhdon pasarelat demagogjike të çudive të ekonomisë shqiptare, duke injoruar shqetësimet e shumë institucioneve ndërkombëtare dhe aktorëve ekonomikë në vend për vështirësitë dhe rrisqet në rritje”, tha Malaj.
Ai vuri në dukje situatën më të fundit të tregun valutor, ku monedha vendase tha Malaj është zhvlerësuar.
”Qeveria nuk ka burime të mjaftueshme valutore dhe nuk duhet të keqpërdorë rezervat valutore për të fshehur këtë krizë në prag zgjedhjesh elektorale. Njëkohësisht, qeveria nuk duhet të injorojë vështirësinë dhe varfërimin në rritje që kredimarrësit në valutë do të përballojnë. Zhvlerësimi i monedhës do të kërkojë që një pjesë më e madhe e të ardhurave të kredimarrësve të vegjël në valutë të shkojë për të shlyer kredinë, duke i varfëruar ata akoma më shumë”.
Deputeti Malaj, njëkohësisht nënkryetar i komisionit parlamentar të Ekonomisë, duke vënë në dukje arësyet se pse ekonomia shqiptare nuk është e imunizuar nga kriza tha se "të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare i kanë sugjeruar qeverisë shqiptare të ketë parasysh rënien e ritmeve të rritjes ekonomike, bile paralajmërimi i fundit nga FMN dhe BB është që kjo rritje do të jetë më e vogël se 3,7%".
Sipas tij, "sektorë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, ndodhen në rënie ekonomike dhe po kërkojnë bashkëpunim me qeverinë për të minimizuar risqet".
Në këtë situatë Malaj kërkoi nga Qeveria që të asistojë nga afer grupet sociale që goditen më rëndë nga kriza.
(d.b/BalkanWeb)