E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jep dorëheqjen ministri Mediu

 
Ministri I Mbrojtjes Fatmir Mediu sapo ka njoftuar dorëheqjen e tij nga detyra. Ngjarja e Gërdecit është bërë shkak për largimin e tij nga posti i ministrit. "Dorëheqja është një reflektim politik, moral dhe I përgjegjshëm .Me këtë ndjenjë përgjegjësie kam detyrimet e mia profesionale dhe morale. Sidoqoftë do të mbështes të gjitha hetimet e filluara nga organi I akuzës."-ka deklaruar ai në një konferencë për shtyp. Dorëheqja e Mediut ka ardhur pak orë pas kërkesës publike të kryetarit të partisë socialiste dhe partive të tjera opozitare. Më tej Mediu falenderoi të gjithë Forcat e armatosura për punën e bërë këto ditë në Gërdec.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›