E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ngushëllimet dhe një dyshim për natyrën e shpërthimit"

 
Ju shpreh ngushëllimet e mia të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre në këtë shpërthim aksidental, ose të organizuar. Pse e them këtë të fundit? Unë jam nga Mallakastra, veteran dhe invalid i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe jam i mësuar me shpërthime të armëve luftarake, por ky shpërthim është i pashpjegueshëm nga ana ime. E arsyetoj panikun e qytetarëve, të cilët as që kanë ëndërruar ndonjë shpërthim të tillë, e lëre më ta përjetojnë atë.
Tjetra që kisha... Nuk pajtohem me disa politikanë dhe analistë, që asnjëherë nuk u mësuan që të jenë të përgjegjshëm për detyrën që kanë. Nuk është e drejtë të fajësohet regjimi i PPSH-së për katastrofat që ndodhin tani, 18 vjet pas rrëzimit të tij. Nuk dua të mbroj atë kohë por jam lodhur duke dëgjuar "prijësit e Shqipërisë duke ia u lënë fajin të tjerëve, ndërsa paratë i marrin për vete. Dhëntë ZOTI që kjo tragjedi të mos e dëmtojë procesin e hyrjes së Shqipërisë në NATO. Me dhembje dhe respekt, Meçan Zotaj, Mallakastër, Oficer në TMK, Kosovë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›