E Diel, 1 Nëntor 2026

"Certifikata që i duhet mjerimit që të buzëqeshë i lumturuar"

 
Natyrisht votuesi shqiptar tashmë e ka kuptuar plotësisht që vota e tij ka dalë nga destinacioni për të cilën është dhënë. Konfigurimi i vazhdueshëm e qesharak i Parlamentit ndoshta i ngjan afërsisht emisionit "moti dje dhe sot". Në këto kushte, asnjë analist nuk mund të konkludojë dot për gravitetin politik; e vetmja gjë që mund të thuhet është së konfiguracioni i deputetëve është përcaktuar nga allishverishet e vjedhjeve dhe dominimi i monopoleve të tregut joformal shqiptar. Një nga kategoritë e votuesve, që si gjithë elektorati ka mbetur me gisht në gojë, janë dhe ish-ushtarakët, të cilëve qeveria "Berisha" u ka mohuar të drejtat e tyre ekonomiko-financiare. Megjithëse janë futur në veprim gjithë institucionet e ashtuquajtura demokratike të shtetit shqiptar, gjer tek Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, egoja e një individi, ish-komandantit të vitit '97, tashmë Kryeministër, ka treguar se ky vend vazhdon të jetë ende nën diktaturë. Ish-ushtarakët nuk kanë zbatuar urdhrin e çmendur për të sulmuar popullin, duke bërë që Saliu të lërë pushtetin, por të mos harrojë humbjen e privilegjeve të pushtetarit. Dhe inati i tij vazhdon gjatë, gjë që e ka demonstruar tërë kohës që është vënë në pushtet. Por ndërsa hiqet kapadai me shtresat e ndershme e në nevojë, është servil e puthadorë edhe me ish-"bosët e Mafies e krimit" siç i ka quajtur ai (edhe më tepër) Nanon e Ramën. Interesi për të marrë një ftesë nga NATO, si certifikatë e vendosjes së demokracisë në Shqipëri i duhet mafies shqiptare për të demonstruar inekzistencën e saj, i duhet krimit për t'u legalizuar si virtyt, i duhet korrupsionit për t'u konvertuar në parim, i duhet informalitetit për t'u transformuar në të padukshëm, i duhet mjerimit që të buzëqeshë i lumturuar nga Ftesa. Farsë demagogjike!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›