"Një shtet nuk mbaka përgjegjësi as për sigurinë?!"
Në 1997, rreth 2000 shqiptarë u vranë se luftuam njëri-tjetrin, përzumë me qindra shqiptarë drejt vdekjes në brigjet e Otrantos, vrasim gratë tona se jemi në gjakmarrje, fëmijët tanë vetëvriten çdo ditë se nuk kemi qenë të aftë t'i krijojmë asnjë të ardhme, çdo ditë një shqiptar vdes nga dora e një shqiptari tjetër, nga dora e një krimineli, nga dora e një shoferi apo nga neglizhenca e një shteti vrastar, po, shtet vrastar, ashtu si para një jave, kur një familje e tërë u zhduk nga mos respektimi i rregullave më bazike, ashtu si edhe sot, kur një Zot e di sa të pafajshëm humbën jetën për shkak të një shteti, që as e rruan fare për jetët tona. Dikush të me thotë: JU LUTEM SI KA MUNDËSI që një njeri me integritet, veçse në mos i korruptuar, mund të lejojë të krijojë një qendër ÇARMATIMI në një zone po aq të banuar si Vora??? Si ka mundësi që ky shtet nuk shqetësohet për detyrën me primare që justifikon ekzistencën e tij, sigurimin e mirëqenies sonë fizike: mbrojtjen e jetës së qytetarëve të pafajshëm??? Vetë e kemi fajin, ne, populli shqiptar, ne vetë që i mbajmë në qeveri këta shtetarë vrasës.