E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jep dorëheqjen ministrja greke e Turizmit

Ka dhënë dorëheqjen ministrja greke e Turizmit dhe Kulturës, Angela Guérekou, pas skandalit që përfshiu bashkëshortin e saj i akuzuar për evazion fiskal. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i qeverisë. Sipas një të përditshmeje greke, Voskopoulos, këngëtar dhe personazh shumë i njohur televiziv, i detyrohet shtetit grek 5 milion euro.

Kryeministri grek Papandreu ka pranuar dorëheqjen e ministres së turizmit njëkohësisht zëvendës ministre e Turizmit. Gerekou, një ish- aktore që në vitin 1996 pozoi për edicionin grek të ‘Playboy’, ishte në detyrën e saj të parë ministrore. Për të luftuar krizën e rëndë ekonomike, qeveria greke i ka shpallur luftë evazorëvë fiskalë, në mënyrë të vecantë atyre që punojnë në botën e spektaklit.
< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›