Jep dorëheqjen presidenti gjerman Horst Kohler
Presidenti i Gjermanisë Horst Kohler sot shpalli dorëheqjen e tij, duke thënë se vendimi hyn në fuqi menjëherë.
Hapi pasoi kritikat ndaj komenteve të fundit të tij lidhur me misionin e Gjermanisë në Afganistan.
Pas një vizite në Afganistan, Kohler pati deklaruar se opinioni gjerman dalë nga dalë po e kupton idenë se Gjermania duhet të përgatitet për t'i përdorur forcat ushtarake jashtë vendit.
Ai tha se veprimi i tillë do të ishte i paimagjinueshëm për të mbrojtur interesat gjermane, siç janë "rrugët e tregut të lirë" apo për të parandaluar jostabilitetin rajonal.
Kritikët e akuzuan Kohlerin se mbështet diplomacinë e armëve.