E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, sulm në stacionin e autobusëve, 20 të vrarë

Të paktën 20 persona janë vrarë nga shpërthimi I një bombe pranë një stacioni autobusësh në veriperëndim të Pakistanit.
Burimet zyrtare thonë se ngjarja ka ndodhur në zonën fisnore Jamrud. Në momentin e sulmit raportohet se pjesëtarë të milicisë pro-qeveritare po mbushnin automjetet e tyre me benzinë, në një pikë të afërt karburanti. Ende nuk dihet nëse ka të vrarë në mesin e tyre.
Raportet thonë se po nga ky sulm janë plagosur edhe mbi 20 persona.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›