Slloveni, dështon krijimi i qeverisë së re
Në Slloveni fituesi i zgjedhjeve Zoran Jankoviç ka dështuar në formimin e qeverisë. Kryebashkiaku i deritanishëm i kryeqytetit nuk kishte mundur ti bindte liberalët që ti bashkangjiteshin një qeverie të qendrës së majtë. Me 44 nga 90 deputetë gjithsej, Jankoviç nuk arrin shumicën në parlament.
Sipas llogarive tani thjesht mund të bëhet një qeveri e qendrës së djathtë me udhëheqësin e opozitës Janez Jansa, por do të ketë në dispozicion vetëm një shumicë të ngushtë.
Në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan në dhjetor nuk pati raporte të qarta të forcave politike. Zgjedhjet u zhvilluan më përpara sepse qeveria nuk kishte shumicën për të marrë vendime për kursimet.